Orinda Huta befason bashkëshortin për ditëlindje

Për Orindën dhe Turin, 30 marsi është një datë shumë e veçantë.

ShowBiz

30/03/2018 22:46

Kjo ngase, ai sot feston ditëlindjen, e këtë gjë e ka bërë të ditur edhe përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Moderatori ka mbushur plot 33 vjet jetë, ndërsa ka pranuar urime të shumta nga miqtë dhe familjarët.

Natyrisht, që është Orinda ajo e cila kujdeset për befasinë më të mirë për burrin, e cila përmes rrjeteve sociale ka publikuar pamje nga ditëlindja.

Në videon që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, shihet Turi duke fryer qirinjtë e tortës së ditëlindjes. /Lajmi.net/