Orgazmë më e mirë? Ky është sekreti

Orgazma mund të duket si një mister, por ekspertët së fundmi kanë zbuluar se ritmi gjatë marrëdhënieve seksuale mund të dërgojë në një gjendje të ndryshuar të trurit, pra - orgazmë.

Lifestyle

02/11/2018 23:10

Neuroshkencëtarët ka shumë kohë që janë munduar të hedhin dritë mbi faktin se si vjen deri tek orgazma dhe tani kanë zbuluar se ritmi ka rëndësi të madhe, transmeton lajmi.net

“Ritmi gjatë marrëdhënieve seksuale është stimulim për të rritur aktivitetin e trurit dhe për të ndezur orgazmën”, është shprehur Adam Safron, studiues.

Sipas tij, në qoftë se stimulimi seksual është mjaftueshëm intensiv dhe zgjatë për një periudhë, atëherë aktiviteti mund të përfshijë gjithë trurin dhe të arrihet orgazma.

Ai beson se ky hulumtim do t’i ndihmojë njerëzit të përjetojnë më mirë përvojat seksuale duke u fokusuar më shumë tek ritmi./Lajmi.net/