Organizohet marsh për bashkimin e Luginës me Kosovën – Lajmi.net
Organizohet marsh për bashkimin e Luginës me Kosovën
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 9:54, 8 November 2018
Shoqata “Çamëria” në Kosovë të shtunën do të mbajë marsh mbështetës për bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi përmes një njoftimi në Facebook.

Në këtë marsh pritët të marrin pjesë shqiptarë nga gjitha trojet të cilët mbështesin bashkimin e luginës me Kosovë.

“Të shtunën më datë 10 nëntor, shoqata “Çamëria” në Kosovë organizon marshin mbështetës për bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës. Tubimi i shqiptarëve përkrahës të këtij manifestimi paqësori është para bibliotekës kombtare në Prishtinë gjer ora 11:00 prej ku edhe fillon marshimi në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”. Në këtë tubim, pritet të marrin pjesë shqiptar nga gjitha trojet. Prandaj, Të interesuarit për pjesmarrje mund t’i japin fuqi këtij tubimi madhor!”, ka shkruar Kamberi. /Lajmi.net/

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO