Organizohet koncert humnitar për personat me autizëm, marrin pjesë Gent Fatali, Dhurata Dora…

Kanë zemër të madhe.

ShowBiz

27/02/2018 21:03

Ekipi i ‘Max Production’ i përbërë nga Gent Fatali, Dhurata Dora e Samanta Karavella si dhe disa këngëtarë tjerë me dy mars do jenë në Prizren ku do mbahet një koncert humanitar, shkruan lajmi.net

Koncerti do mbahet në Gold Pool nga ora 21:00 dhe është organizuar nga Shoqata Autizmi në Prizren.

Gjitha materialet që do mblidhen nga hyrja që për meshkuj do jetë 5euro e për femra 3, do të shkojnë tek fëmijët e prekur me autizëm.

Prandaj, gjithë ata që duan të kontribojnë dhe të argëtohen, le të jenë pjesë e këtij koncerti./Lajmi.net/