Organizohet koncert humanitar për Endrit Vorfaj

Endrit Vorfaj quhet djali që po vuan nga një sëmundje, tumor në tru.

ShowBiz

24/01/2018 21:29

E për shërimin e tij, nevojitet një shumë e parave, që nuk mund të mbulohet nga familja e tij, shkruan lajmi.net

Prandaj, për të është organizuar një koncert humanitar.

Gold AG, Vjollca Haxhiu, Sefë Duraj, Aida Doci e grupi i humorit Tukulukat janë vetëm disa nga fytyrat e njohura që do jenë pjesë e koncertit.

Koncerti humanitar mbahet në shtëpinë e Kulturës Gjonaj në Has me 25 janar ora:17:00.

Prandaj, lutën gjithë bamirësit të marrin pjesë në koncert, në mënyrë që të grumbullohen sa më shumë para për Endritin./Lajmi.net/

27329328_2070372419850973_1917584741_o27265634_2070374516517430_1670199639_o