Orët e para inteligjente të Google vijnë më 9 shkurt

Personazhi i njohur i industrisë mobile për informacionet e tij jozyrtare, Evan Blass – @evleaks – tha ditën e sotme se Android Wear 2.0 së bashku me orën e parë inteligjente të Google debutojnë më 9 shkurt.

Auto & Tek

20/01/2017 14:33

Google konfirmoi ekzistencën e orëve për herë të parë në fillim të këtij viti duke thënë se nuk bartin markën Pixel por do të jenë një bashkëpunim i stilit Nexus.

Blass tha se orët do të quhen LG Watch Sport dhe LG Watch Style. Portali tjetër i njohur i cili ndjek aktivitetin e Google, Android Police, ka publikuar një pamje të dizajnit të orëve inteligjente.

Sipas Blass, modeli Sport do të ketë përmasa më të mëdha nga të dy me ekran 1.38 inç me rezolucion480×480 P-OLED, 768MB RAM, 4GB memorje të brendshme, 420 mAh bateri, 14.2 mm trashësi dhe cerfitifikim IP68 shoqëruar nga një sensor i matjes së tensionit të gjakut.

Përveç Wi-Fi dhe Bluetooth, Blass thotë se modeli Sport do të ketë 3G, 4G, GPS, NFC dhe Android Pay. Modeli në përmasa më të vogla, Style ka një trashësi prej 10.8 mm, ekran 1.2 inç me rezolucion 360×360 P-OLED, 512MB RAM, 4GB memorje të brendshme dhe bateri 240 mAh.

Kur bëhet fjalë për certifikim, ora ka vetëm IP67. Nuk do të ketë GPS, NFC apo sensor të tensionit të gjakut dhe zemrës.

Procesorët e orëve nuk përmenden nga raporti i Blass. Shpresojmë të mësojmë më shumë nga Google më 9 Shkurt. (PCWorld Albanian)