Orët e mençura Android tani janë të gatshme

Dy orët e ndërtuara në platformën Android do të lansohen sot. Njëra është nga LG, ora G, dhe tjetra është nga rivali Korean Samsung, e quajtur Gear Live.

Auto & Tek

07/07/2014 20:09

Që të dy orët veprojnë në platformën e njëjtë, dhe që të dyja kanë të njëjtat programe. Platforma Android për ora me të vërtetë bën shumë gjëra, i tërheqë njoftimet në fytyrën e orës, dhe vendosë mundësi të kërkimit në Google Now përmes zërit.

Përmes zërit, përdoruesit do të kenë mundësi të bëjnë shumë gjëra, të hapin aplikacione, të tregojnë çfarë të shkruajnë dhe shumëçka tjetër.

Pastaj në sistemin e orëve është edhe gjurmuesi për rrahjet e zemrës. Samsung Gear Live detekton rrahjet tuaja të zemrës përmes komandës suaj, kurse LG jo. Por, kjo nuk është ndonjë karakteristikë që do të përdoret shumë.

Përdoruesit do të kenë nevojë që t’i mbushin orët për çdo ditë, njëjtë si celularët. Dhe kjo do të thotë duke e lëvizur atë me dorën tuaj ose duke e mbushur atë përmes një kabllo USB.

Sa i përket çmimit, LG kushton $230, që është $30 më shumë se ora nga Samsung e cila kushton $200.