Oreo cheesecake (Receta)

Recetë shumë e shijshme.

Lifestyle

30/03/2016 05:29

Përbërësit:

200ml krem (hopla)
300gr krem djathi (cheesecream)
40gr gjalpë
40gr sheqer pluhur
30 copë biskota oreo
1 lugë e çajit aromë vanilje

Përgaditja:

20 biskota bluhen, gjalpi shkrihet dhe pastaj hidhet mbi biskotat e bluara. Përzihen mirë dhe shtrihen në një enë të rrumbullakët. Pastaj e vendosim në frigorifer për 45 minuta që të forcohet mirë. Kremi rrahet me mikser, pastaj i shtohet edhe krem djathi, sheqer pluhuri dhe biskotat oreo të mbetura të thyera në copa të vogla dhe pastaj edhe aromë e vaniljes.

Mbas 45 minutave tortën e nxerrim nga frigoriferi dhe i’a shtojmë kremin që kemi përgaditur dhe vendoset përsëri në frigorifer për 3 orë./pergatit.com

Ju bëftë mirë.