Orendi të mahnitshme të krijuara nga prodhuesit e veturave (Foto)

Dashamirësit e markave të veturave të njohura botërore, kanë dëshirë edhe në ambientet ku jetojnë, të kenë pjesë nga modelet që pëlqejnë.

Auto & Tek

18/04/2017 01:21

Prej peshqirëve me logo, parfumit, kapelës, deri te divanet dhe shtretërit, të gjitha këto mund të blihen nga krijuesit e super-makinave, transmeton Telegrafi.

Karrige nga Ferrari, apo shtrat dhe divan nga Aston Martin, janë disa nga ofertat më të reja në treg.

Më poshtë mund të shihni disa nga orenditë, që janë prezantuar së fundmi dhe kanë kualitetin dhe rehatinë si të një enterieri luksoz makinës.