Orë policore dhe 19 të vdekur në Turqi

Autoritetet turke filluan me zbatimin e orës policore në viset në juglindje të vendit, pasi të paktrën 19 persona raportohet të jenë vrarë gjatë protestave anembanë Turqisë. 

Bota

08/10/2014 23:17

Protestat u organizuan për arsye të refuzimit të autoriteteve turke për aksion ushtarak kundër xhihadistëve të IS dhe okupimit të qytetit Kobane, një qyteti strategjik kurd në Siri në kufi me Turqinë, njoftuan mediet turke transmeton agjencia AP.

Në Stamboll dhe të paktën gjashtë qytete turke policia është ëprleshur me demonstruesit, të cilët kanë protestuar për shkak të lejimit të përparimit të xhihadistëve në Kobane.

Demonstruesit gjatë natës së kaluar kishin ngritur barrikada ën disa lagje të Stambollit dhe kanë hedhur gurë dhe bomba tymi drejt policisë, me ç’rast një polic është plagosur. Në anën e demonstruesve ndërkaq, pos 19 të vdekurve janë edhe dhjetëra të tjerë të plagosur.