ORCA denoncon Enver Hasanin

Në vazhdën e aktiviteteve të saj ORCA sot ka dorëzuar në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës denoncimin për Enver Hasanin të dënuar për veprën penale mashtrim në detyrë sipas kodit Penal të Kosovës.

Lajme

03/11/2017 14:33

Kodi i Etikës, Rregullorja për Masat dhe Procedurat Disiplinore ndaj Personelit Akademik të Universitetit të Prishtinës janë të qarta në atë qërasti i të përmendurit përbënë shkelje të rëndëdisiplinore.

Deri sot, asnjë nga entitetet e përmendura nërregullore siçështë rektori, dekani i Fakultetit Juridik apo të tjerë nuk e kanë nisur njëprocedurëdisiplinore.

Meqëkëtë nuk po e bëjnë njerëzit që ishte dashur të jenë në mbrojtje të reputacionit të UP-së, atëherë po e bënë ORCA siç i është lejuar me Kodin e Etikës në nenin 18 ku thuhet:

“Secili person (brenda dhe jashtë Universitetit tё Prishtinёs) ka tё drejtё tё denoncojё apo raportojё, shkelje tё dispozitave tё kёtij Kodi, përpara anёtarёve tё Kёshillit t Etikёs, autoritetit drejtues tё njёsisё akademike apo rektorit.”

Shkeljet e rënda të përcaktuara nga Rregullorja për Masat dhe Procedurat Disciplinore ndaj Personelit Akademik të Universitetit të Prishtinës, konsistojnë në shkeljet e përcaktuara në:

Neni 6, paragrafi 1, pika 2:

“Çdo shkelje e konfirmuar e ligjeve përkatëse që tangojnë fushën e universitetit dhe punës akademike në të”.

Neni 6, paragrafi 1, pika 11:

“Dёmtimi i pronёsisё institucionit, me paramendim.

Neni 6, paragrafi 1,  pika 17:

“Keqpërdorimi apo përdorimi i paautorizuar i fondeve të besuara publike përpërfitime personale ose ne interes tё personave tёtjerë”.

Neni 6, paragrafi 1, pika 18:

“Kryerja e aktiviteteve që bien ndesh me interesin e institucionit apo veprimet që e dëmtojnë institucionin”.

Kodi i Etikës në nenin 16, pika 2 e përcakton si shkelje etike: “Kryerja e veprës penale, e cila ka çuar në dënim nga një gjykatë dhe e cila qartë e demonstron papërshtatshmërinë për të vazhduar si një anëtar i stafit akademik”.

Prandaj ORCA përmes denoncimit të dorëzuar ka kërkuar:

  1. Të vërtetohet se Enver Hasani ka kryer shkelje të rënda të Kodit të Etikës dhe shkelje të rënda të Rregullores,
  2. T’i ndërpritet marrëdhënia e punës me Universitetin e Prishtinës siç është paraparë në masat disiplinore të rregullores.