Orban bën thirrje për forcimin e kufirit hungarez

Kryeministri hungarez Viktor Orban morri mandatin e tij të tretë dhe bëri thirrje për forcimin e kufinjëve të Hungarisë në mënyrë që të ndalohet hyrja e emigrantëve.

Lajme

18/05/2018 19:40

Orban tha se Hungaria duhet të forcojë mbrojtjen në mënyrë që të trajtojë “dhjetëra mijëra” emigrantë që shkojnë në Evropën Perëndimore. Koalicioni i partisë së tij Fides dhe Partia Kristian Demokrate fituan 133 nga 199 vende në parlament. Kryeministri hungarez, gjithashtu tha se fokusi ekonomik i Evropës po lëviz në lindje.

“Në vitin 1990, Evropa ishte e ardhmja jonë dhe tani ne jemi e ardhmja e Evropës”, shtoi Orban.