Orari kur mund të gjeni biletat më të lira të avionëve

Shpesh herë mund të keni ndeshur me artikuj që ju sygjerojnë se cili moment është më e përshtatshme për të blerë bileta të fluturimeve online, e cili jo.

Lifestyle

07/07/2016 22:12

Revistës “Time”, sjell një analizë të fundit të bërë nga kompania “Hopper”, ku përllogaritjen të dhënat për rreth 20 milion fluturime në 4 muaj.

Sipas kërkimit ka rezultuar se orari më i përshtatshëm për të gjetur biletat më të lira është, dita e martë rreth mesnatës.

“Hopper” ka zbuluar se ata që prenotojnë biletat e tyre ditën e martë rreth orës 12.00 të natës, kursejnë rreth 7 %, duke e bërë ketë orar më të lirë për të gjendur bileta.

Gjithashtu, sipas kërkimit ka rezultuar se në orën 24.00, nga e hëna në të mërkurë, rezervimi i udhëtimeve kushton më lirë.

Të dhënat kanë treguar gjithashtu dhe se cili është orari më i shtrenjtë kur prenotonini online, që përkon me ditës së premte në orën 15.00.

Në këtë kohë sipas “Hopper”, ju paguani 3% më shumë të vlerës së biletave, kjo e lidhur dhe me afrimin e fundjavës dhe menaxhimin e shitjeve nga ana e kompanive të fluturimit.