Orari i ndeshjeve të javës së dytë në Ipko Superligën e Kosovës

Java e dytë në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e shtunë me tri ndeshje.

Sport

24/08/2018 19:58

Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në qytetin e Skenderajt, ku do të përballen rivalët Drenica dhe Feronikeli.

KEK-u që pësoi humbje të thellë nga Drita në xhiron e parë do të ketë punë përsëri me një skuadër gjilanase pasi është nikoqir i Gjilanit.

Të rikthyerit në Superligë, Ballkani nga Suhareka do ta mirëpresin Llapin e Bylbyl Sokolit që filloi me humbje.

Në ditën e diel janë në program edhe tri ndeshje të tjera.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do ta luaj edhe një ndeshje tjetër si vendas, ku kësaj radhe pret Flamurtarin.

Interesant pritet të jetë edhe në ‘Riza Lushta’, ku Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Prishtinës.

Ndërkohë ndeshja e fundit do të jetë mes Ferizajt dhe Lirisë.