Orari i El Classicos mund të ndryshohet

Sipas lajmeve më të fundit që po qarkullojnë në mediat spanjolle, mësojmë se orari i ndeshjes më të madhe në planet të quajtur ‘El Classico’ mund të ndryshohet.

Sport

06/09/2014 00:05

Ndeshja e parë në kuadër të La Ligas është paraparë të zhvillohet më 26 tetor të këtij viti, në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu.

Sidoqoftë, presidenti i LFP-së, Javier Thebes ka thënë se El Clasico mund të luhet më 25 tetor, që i bie të jetë dita e shtunë.

“Unë mendoj se El Classico do të luhet të shtunën, 25 tetor. Shumë shpejt do të marrim një vendim zyrtar për këtë gjë”, tha Thebes.

Barcelona pritet të jetë kundër këtij vendimi, pasi dënimi i Luis Suarezit përfundon pikërisht me 25 tetor, që do të  thotë se ai do të jetë në dyshim për ndeshjen me Real Madridin, pasi do të ketë shumë pak kohë për përgatitje. Sulmuesi më 22 tetor, më saktësisht në ditën e mërkurë do të jetënë Liverpool për vizitë.

Për më shumë, me këtë orar, Barcelona do të ketë një ditë më pak pushim sesa Real Madridi, pasi më 21 tetor luan ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.