Ora kineze nuk gabon: Zbulojeni shpejt cili organ nuk iu punon mirë!

Ora biologjike kineze tregon intervalet në të cilat energjia qarkullon nëpër pjesët e trupit, kurse çdo dy orë në ditë është më e fortë në pjesë të veçanta të trupit.

Lifestyle

21/10/2015 12:07

Nëse ekziston ndonjë problem, simptomat gjatë kësaj periudhe do të jenë më të theksuara, transmeton lajmi.net.

Mjekët që praktikojnë mjekësinë kineze, nganjëherë, në këtë mënyrë mundohen të konstatojnë se nga çfarë vuan pacienti.

Do të duhej të ndiqnit orën biologjike, dhe të shkruani kohën që gjatë ditës paraqiten simptoma të tilla si lodhja, dhimbja dhe diçka tjetër të ngjashme. Gjithashtu, do të ishte mirë të shënoni orën kur keni pasur më së shumti energji dhe kur zgjoheni gjatë natës, sepse edhe kjo tregon problemin në pjesë të veçanta të trupit.

Koha e funksionimit maksimal

Nga 1 deri 3 h MËLÇIA: (detoksifikimi, muskujt dhe sytë)

Nga 3 deri në 5 h MUSHKËRITË: (lëkura)

Nga 5 deri 7h ZORRA E TRASHË: (asimilimi, eliminimi, lëkura)

Nga 7 deri 9 h LUKTHI: (limfatike, ushqimi dhe tretja)

Nga 9 deri 11 h SHPRETKA, PANKREASI: (limfatike, ushqimi dhe tretja)

Nga 11 deri në 13 h ZEMRA (arteriet, qarkullimi i gjakut)

Nga 13 deri 15 h ZORRA E HOLLË (tretja, asimilimi, arteriet)

Nga 15 deri 17 h FSHIKZA URINARE: (kockat, dhëmbët, eliminimi, pastrimi)

Nga 17 deri në 19 h VESHKAT: (kockat, dhëmbët, veshët, filtrimi, eliminimi)

Nga 19 deri 21 h MBËSHTJELLËSI I ZEMRËS: (shtrëngimi i enëve të gjakut)

Nga 21 deri 23 h NGROHËSI I TREFISHTË: (termo-rregulluesi)

Nga 23 deri më 1 h THARTINA: (tretja, muskujt, sytë)

Koha e funksionimit minimal ose pushimi

Nga 1 deri në 3 h ZORRA E HOLLË: (tretja, asimilimi i arterieve)

Nga 3 deri 5 orë FSHIKZA URINARE: (kockat, dhëmbët, eliminimi, pastrimi)

Nga 5 deri 7 h VESHKAT: (kockat, dhëmbët, veshët, filtrimi, eliminimi)

Nga 7 deri 9 h MBËSHTJELLËSI I ZEMRËS: (shtrëngimi i enëve të gjakut)

Nga 9 deri 11 h NGROHËSI I TREFISHTË: (termo-rregulluesi)

Nga 11 deri 13 h THARTINA: (tretja, muskujt, sytë)

Nga 13 deri 15 h MËLÇIA: (detoksifikimi, muskujt, sytë)

Nga 15 deri 17 h MUSHKËRITË: (lëkura)

Nga 17 deri 19 h ZORRA E TRASHË: (asimilimi, eliminimi, lëkura)

Nga 19 deri 21 h LUKTHI (limfatike, ushqimi, tretja)

Nga 21 deri 23 h SHPRETKA, PANKREASI (limfatike, ushqimi, tretja)

Nga 23 deri 1 h ZEMRA (arteriet, qarkullimi i gjakut)

Kur një organ është në kulmin e energjisë, një tjetër në anën e kundërt të orës biologjike gjendet në nivelin më të ulët të energjisë.

Nëse hamë natën vonë, ushqimi nuk absorbohet mirë në zorrën e hollë, që do të thotë, se duhet shmangur disa aktivitete kur energjia e një organi është në nivelin më të ulët të aktivitetit. (lajmi.net)