Krijohet ora e parë në botë për të verbrit (Foto)

Një kompani teknologjike ka krijuar orën e parë në botë të Brailit.

Auto & Tek

01/08/2015 15:16

Kompania e Koresë së Jugut ‘Dot’, ka krijuar një pajisje që përdor një ekran të Brailit që përbëhet nga një seri pikash të cilat mund të projektojnë deri në katër shkronja të Brailit.

Përdoruesit mund të ndryshojnë shpejtësinë me të cilën shfaqen këto shkronja, e cila e ka efektin e njëjtë nëse të verbrit lëvizin shpejtë apo ngadalë nëpër tekst, transmeton Lajmi.net.

dot-smartwatch_1024

“90% e personave të verbër janë verbëruar pas lindjes, dhe nuk ka asgjë për ta për momentin – ata humbin qasjen në informacion aq papritur,” thotë Eric Ju Yoon Kim, themeluesi i Dot.

“Dot mund të jetë shpëtimtari i tyre, kështu që ata mund ta mësojnë gjuhën e Brailit dhe të kenë qasje çdo ditë në informata përmes gishtave të tyre”, shton ai.

Ngjashëm si orët e tjera të mençura, Dot tregon kohën, ka një alarm, një aplikacion Messenger, navigacion dhe Bluetooth. Jetëgjatësia e baterisë zgjatë rreth 10 orë. (Lajmi.net)