Ora e parë e mençur e HTC do të lansohet së shpejti

HTC është afër zbulimit të orës së parë të mençur, sipas një raporti të ri.

Auto & Tek

20/01/2015 18:20

Kompania taivaneze pritet që ta shfaqë orën e mençur dhe një model të ri të celularit – modelin M9 – në Kongresin e ardhshëm të Celularëve në mars.

Raporti thotë se M9 do të jetë i pajisur me një kamerë 20MGP si përpara ashtu edhe prapa, një procesorë Snapdragon 810 dhe një kamerë përpara UltraPixel, transmeton Lajmi.net.

Raporti nuk shfaqi më tepër detaje për orën e ardhshme, por ora thuhet se do të vijë me programin e ri për fitnes Under Armour.

Të dy kompanitë kishin njoftuar për një bashkëpunim më herët këtë muaj dhe qëllimi i tyre është që të krijojnë një platformë për orën e cila i lejon përdoruesit të bashkëveprojnë dhe t’i shpërndajnë arritjet e tyre edhe nëse ata përdorin pajisje të ndryshme gjurmuese të aktivitetit.