Ora e mençur me ekran të ndarë

Duket se në tregun e orëve të mençura do të jetë një konkurrues mjaft serioz, që, ta themi të vërtetën, ka një orë tepër të bukur për ta shitur. Ora quhet Neptune Duo, dhe pritet të jetë një orë ‘hit’.

Auto & Tek

26/02/2015 18:05

Ta vështrosh këtë orë nga afër nuk është se mund të zbulosh shumë enigmën e saj, për shkak që testi i vërtetë është funksionaliteti, një zonë ku Neptune Duo ofron një ndarje të veçantë nga shumica e orëve të mençura që kemi parë deri më tash.

nptune8

Neptune Duo përbëhet në fakt nga dy pajisje të ndara: nyja dhe ekrani i quajtur ‘xhep’. Në dorën tuaj, përmes kësaj ore ju do të mund të dërgoni mesazhe, të bëni thirre dhe të merrni njoftime nga të gjitha rrjetet sociale, transmeton Lajmi.net.

nptun9087

Ekrani i lidhur jo vetëm që sinkronizohet me komponentin në dorë për të shërbyer si një ekran shtesë, por gjithashtu punon edhe si një bateri 3,800 mAh për nyjën.

Më poshtë mund ta shikoni edhe videon zyrtare të kësaj ore të bukur: