Ora e Capital T me çmim 10 mijë euro

Reperi Capital T është artist shumë i kërkuar i skenës sonë muzikore.

ShowBiz

22/01/2018 13:05

Ai është shumë aktiv si me projekte muzikore ashtu edhe me koncerte brenda dhe jashtë vendit, shkruan lajmi.net.

Jo rrallëherë, Capo ka qenë i komentuar për veshjet e markave të njohura që aplikon në paraqitjet e tij publike.

Padyshim që këto veshje të brendeve me emër kushtojnë goxha nga ana financiare.

Më së miri tregon çmimi i një ore të markës “Rolex”, e cila bazuar në një faqe që publikon çmimet e veshjeve të VIP-ave tanë, kushton hiç më pak se 10.885 euro. /Lajmi.net/