Ora e ardhshme e LG (Video)

Pas disa muajve të lansimit të orës së parë të mençur Android, orën LG G Watch, LG do të lansojë një orë të re të mençur, por kësaj here me një fytyrë të rrumbullakët.

Auto & Tek

26/08/2014 13:00

Ora e ardhshme është njoftuar përmes një video zyrtar të kompanisë, që nuk zbulon më shumë detaje përveç dizajnit të saj të rrumbullakët, transmeton Lajmi.net.

Por, videoja sidoçoftë zbulon se pajisja do të zbulohet zyrtarisht në IFA 2014, që do të mbahet gjatë muajit shtator në Berlin.

Stili i rrumbullakët siç duket do të jetë synim i kompanive të orave të mençura. Ne do të shohim disa prej tyre të zbulohen në IFA këtë vit, dhe Apple pritet të zbulojë një pajisje veshëse gjithashtu në ngjarjen e nëntë shtatorit. 

Videon zyrtar të orës së ardhshme mund ta shihni më poshtë: