Ora e Apple ia dogji dorën një gruaje (Foto)

Një nënë e dy fëmijëve ka marrë djegie të dhimbshme në dorë pasi që ora e saj e Apple u ‘mbinxeh’.

Fun

05/09/2015 14:14

Ajo u shokua edhe më shumë kur kompania e Apple e akuzoi atë se e kishte veshur orën në mënyrë të gabuar, pasi që ajo iu ankua asaj.

Annie Hoang e dërgoi prapa orën e Apple në dyqanin e kompanisë në British Columbia, Kanadë muajin e kaluar, pasi ajo ia dogji dorën asaj, transmeton Lajmi.net.

43-vjeçarja, ka qenë duke udhëtuar në një udhëtim të gjatë me veturën e saj duke mbajtur në dorë pajisjen që kushton 500 dollarë, e cila u mbinxeh dhe e dogji atë në dorë.

Dhe, kjo grua nuk duket se është e vetmja që ka përjetuar djegie nga kjo pajisje. Shumë njerëz të tjerë kanë shprehur zemërimin e tyre në Twitter, duke postuar fotografi të djegieve të tyre. (Lajmi.net)

Screenshot_12BFD21AE00000578-3222811-image-m-20_1441441790988 2BFD230B00000578-3222811-image-m-22_1441441900869 2BFD231300000578-3222811-image-a-18_1441441731723