Ora e Apple do të prezantohet më 9 mars

Apple sapo ka njoftuar se ora shumë e përfolur e tyre do të prezantohet më 9 mars zyrtarisht.

Auto & Tek

28/02/2015 18:37

Kompania i ka ftuar sot mediat nga e gjithë bota për ngjarjen madhështore që do të mbahet në San Francisko.

Aty pritet edhe të bëhet zyrtar çmimi i orës së mençur dhe detajet e tjera të orës së parë të Apple, dhe ne do të ju sjellim të gjitha karakteristikat dhe detajet e saj.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se ora e Apple do të fillojë me një çmim prej $350 për modelin Sport të aluminit, por kompania ka qëndruar e heshtur karshi detajeve të çmimit për versionin e saj ultra-luksoz, transmeton Lajmi.net.

CEO i kompanisë Tim Cook, kohët e fundit kishte zbuluar se ora do të prezantohet në prill. Ora e Apple përfaqëson orën e parë të kompanisë prej se është krijuar. Prandaj, kjo ngjarje po llogaritet të jetë madhështore për kompaninë e themeluar nga Steve Jobs.