Ora e Apple blihet nga 1 milion njerëz që në ditën e parë

Rreth 1 milion njerëz raportohet se e kanë blerë një orë të Apple në ditën e parë të porosive, duke e shtyrë kështu kompaninë që shumë modele t’i fusë në prodhim në muajt e ardhshëm.

Auto & Tek

16/04/2015 18:25

Slice Intelligence, një kompani hulumtuese, tha se të dhënat e tyre tashmë tregojnë se 957,000 njerëz në SHBA kanë porositur orën e Apple.

Rreth 62% e blerësve kanë porositur orën e lirë Apple Watch Sport, thotë kompania. Ky model kushton 415 euro, me koleksionin e orëve më të shtrenjta të Apple duke filluar nga 665 euro, transmeton Lajmi.net.

Shumica e konsumatorëve kanë para-porositur orën e tyre të Apple në dizajnin ‘hapësirë gri’ prej alumini, që përfaqësonte 40% të para-porosive.

Ora tjetër e popullarizuar ishte ajo prej çeliku, e ndjekur nga ajo e argjendtë.