Ora ‘Asus Zen’, një orë që matë nivelet tuaja të relaksimit

Më herët në mars Google kishte prezantuar platformën e saj për ora të quajtur Android Wear, së bashku me LG dhe Motorola-n, por tani duket se këtij trendi u është bashkangjitur edhe një orë e re.

Auto & Tek

04/09/2014 00:38

Siç duket kësaj here ngjarja IFA është e mbushur me zbulime të orave të mençura, duke filluar me këtë të fundit, Asus Zen, që është ora e parë që kompania e ka prodhuar.

Ora ka një korinzë prej çeliku, fytyra e saj është e punuar prej qelqit të lakuar dhe rripi i saj është krejtësisht lëkurë, transmeton Lajmi.net.

Asus me këtë prodhim ka dashur t’i tërheqë blerësit e orave luksoze, jo ata të orave techno. 

Zgjuarsia si funksionalitet nuk mungon as në këtë orë. Kjo orë është e përshtatshme me celularët që veprojnë përmes sistemit Android 4.3 ose më lartë, dhe lejon përdoruesit t’i shohin thirrjet që ju vijnë, njoftimet nga rrjetet sociale, mesazhet dhe informacionet e tjera, transmeton Lajmi.net.

Një tipar shumë i veçantë dhe i zgjuar është edhe lidhja me kamerë, e cila ju lejon që të keni çasje në kamerën e celularit përmes orës, ku mund të jetë shumë e dobishme për të marrur ndonjë fotografi. 

Ora Zen gjithashtu punon si një “menaxher i shëndetit”, duke matur kështu nivelet tuaja të reklasimit përmes një “bio senzori”.