Ora Android tani edhe me mundësi për lojëra

Vetëm disa ditë pasi që u lansua ora Android Wear, aplikacione të shumta goditen dyqanet e Google Play, ku krijuesit kanë shtuar programet e tyre në koleksionin e Google për orët e reja të mençura.

Auto & Tek

10/07/2014 19:41

Jo befasisht loja e parë për këtë orën e mençur ‘Android Wear’ do të jetë Flappy Bird – lojë kjo shumë e popullarizuar në celularët nëpër botë.

Javën e kaluar Google Play lëshoi një koleksion të aplikacioneve që punojnë me orët Android, si ora LG G dhe Moto 360.

Aplikacionet që ishin të gatshme për orët përfshinin PayPal, Soundwave, Pinterest, Lyft, AlltheCooks dhe Eat24.

Loja ‘Flappy Bird’ në versionin e orës së mençur do të quhet ‘Flopsy Bird’, që vjen nga krijuesi i palës së tretë – njëri nga shumë lojërat e krijuara të inspiruar nga Flappy Bird. Kështu që kjo lojë është kloni i parë i gatshëm për orët që tashmë i njohim.