Opsioni i ri i Facebook për gjini ju lejon të shkruani çfarë të doni

Facebook është duke iu dhënë përdoruesve mundësi të pafundme kur është fjala për identifikimin gjinor.

Auto & Tek

27/02/2015 11:04

Rrjeti social përditësoi faqen të enjten me një fushë të re në seksionin e gjinisë. Fusha i lejon përdoruesit që të shkruajnë çfarëdo që ata dëshirojnë.

Më herët, Facebook ofronte një listë paraprake, që konsistonte me pak opsione. Tani, ju mund të zgjidhni gjininë mashkullore, femërore apo të zakonshme, transmeton Lajmi.net.

Ju tani mund të shtoni deri në dhjetë terma gjinor dhe të keni aftësinë për të kontrolluar audiencën me të cilën do të donit ta ndani gjininë tuaj.

FB-custom-gender-640x587

Disa njerëz përballen me sfida për ndarjen e identitetit të tyre të vërtetë gjinor me të tjerët, dhe kjo vendosje u jep njerëzve mundësinë për të shprehur vetën e tyre në një mënyrë të mirëfilltë.