Opsion i vjetër, zgjidhje e re: Ndryshimi i hartave në tavolinën e diskutimeve Kosovë-Serbi

Ideja e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve prej kohësh është pëmendur nga Beogradi, por tani është kthyer edhe në një pozicion zyrtar të këtyre të fundit. Madje kjo po përmendet edhe në Kosovë kohëve të fundit, sidomos nga presidenti Hashim Thaçi.

Lajme

14/08/2018 19:05

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq fillimisht konfirmoi se e mbështetë përcaktimin e kufijve, si një zgjidhje të përhershme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Unë e përkrahi dhe nuk e fshehë, por kjo duhet të marrë mbështetjen edhe të popullit. Unë jam në favor të demarkacionit me shqiptarët e Kosovës”, kishte thënë Vuçiq para gazetarëve.

Presidenti serb nuk donte të jepte detaje se çfarë nënkupton një vendim i tillë, me arsyetim se do t’i zbulonte “kartat para negociatave me përfaqësuesit e Kosovës”.

Ditëve të fundit mundësia e ndryshimit të kufijve u tha se ka edhe mbështetjen e disa prej vendeve ndërkombëtrare, shkruan BBC në gjuhën serbe.

Në këtë linjë është edhe preisdenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai vazhdimisht po thotë se Lugina duhet të bashkohet me Kosovën.

Përkundër që nuk po e thotë direkt se kjo ndërlidhet me shkëmbimin e territoreve apo mundësinë e ndarjes së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Histori e vjetër, paketë e re:

Shumica e planeve sillen rreth faktit se komunat me shumicë serbe në veri të  bashkohen me Serbinë, në shkëmbim të njohjes së Kosovës. Dhe gjithashtu, bashkimit të Luginës së Preshevës, ide që Thaçi e mbështetë haptasi.

Por teza se problemet Kosovë-Serbi mund të zgjidhen nga ndarja, nuk është diçka e re.

“Është urgjente dhe e detyrueshme që të fillohet zgjidhja me temën e Kosovës dhe shqiptarët atje. Rishikimi i kufijve është e pashmangshme dhe demokratik, duke kursyer kombet jugosllave dhe Evropën nga pikëpamjet e së ardhmes”, kishte shkruar Dobrica Qosiq në shënimet e tij gjatë vitit 1991.

Image result for Dobrica Ćosić Kosovo 2018

Akademiku serb i cili ishte bërë edhe president i Republikës Federale të Jugosllavisë, nuk arriti që ta promovojë më shumë këtë ide.

Kurse kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq që erdhi në pushtet, ishte i zënë me luftërat në Kroaci dhe Bosnjë, dhe po luftonte për krahinën e Kosovës deri në fund të sundimit. Më në fund kur kishte ardhur ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999.

Edhe pas rënies së Millosheviqi nuk kishte shumë për të thënë për ndarjen. Përjashtim bënte gjithmonë Ivica Daçiq që kishte promovuar këtë ide qysh nga viti 2008.

Madje ai kishte thënë vazhdimisht se ky është një qëndrim personal, dhe jo i qeverisë apo partisë.

Pse pikërisht tani po flitet për kufijtë?

Daçiq argumenton se arsyeja kryesor është që Amerika ka ndryshuar qëndrim.

“Amerika ka dëgjuar argumentet tona, ata janë të gatshëm të jenë pro çdo zgjidhje të statusit të Kosovës me Serbinë”, kishte thënë Daçiq pas kthimit nga Uashingtoni.

Ai shtoi se Uashingtoni po kërkon një zgjidhje që repsekton interesat e të dyja palëve.

Por për momentin ende nuk ekziston asnjë konfirmim zyrtar nga administrate amerikane se ka pasur ndonjë ndryshim ndaj çështjes së Kosovës.

Departamenti i shtetit amerikan javën e kaluar në një përgjigje kishte thënë se “politika e administatës ëstë se çdo marrëveshje duhet të vijë nga pjesëmarrësit në dialog, dhe të dyja palët duhet të bëjnë zgjidhje kreative dhe konstruktive”.

Çfarë thonë në Evropë?

Gjermania dhe Britania e Madhe megjithatë janë kundër çdo mundësie që të ndryshohen kufijtë nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Kufijtë dhe integriteti territorial i vendeve të Ballkanit është i paprakeshëm. Ka gjithnjë diskutime, por këtë nuk mund ta lejojmë”, tha dje kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kurse Rusia deri më tani nuk ka dhënë ndonjë qëndrim zyrtar. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zaharova ishte përgjigjur dy herë në lidhje me temën e ndarjes.

“A nuk është kjo problem për ty”, iu kishte drejtuar ajo gazetarit në herën e parë. Kurse disa ditë më vonë në një intevistë për RTS ajo kishte folur më konkretisht.

“Duhet ta shohim sa është në interes të serbëve. Nëse Serbia mbështetë zgjidhje të tilla, edhe ne jemi aty”, kishte thënë Maria Zaharova.

Më të heshturit deri më tani janë nga Bashkimi Evropian. Përkundër se ata po e lënë të hapur mundësinë e diskutimit për kufijtë, Maja Kocijançiq disa herë kishte thënë se dialogu duhet të përfundojë me një marrëveshje historike.

Pa e specifikuar saktësisht se çfarë do të përmbante ajo.

Të dhënë pas ndarjes:

Edhe nëse forcat e mëdha nuk bien dakord që ndryshimi i kufijve duhet të zgjidhet, ky plan duhet të mbështetë nga qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Vuçiq që pa diskutim dominon skenën politkke mund të llogarisë në mbështetjen e Kuvendit dhe një pjesë të madhe të publikut, por ka hasur në një rezistencë të Kishës Ortodokse.

Më i zëshmi është prifti Sava Janjiq. Ai thotë se ndarja paraqet një precedent të rrezikshëm.

“Pranimi i përcaktimit të kufirit si zgjidhje, është një precedent i rrezikshëm dhe me pasoja të mëdha”, thotë Janjiq.

E nën anën tjetër në Kosovës pothuajse të gjitha partitë e mëdha politike kanë dalur kundër këtij opsioni. Madje LDK-ja, VV-ja dhe PSD-ja kanë paralajmëruar edhe protesta në mënyrë që të mos ketë shkëmbim të territoreve.

Related image

“Nuk ka asnjë shans që propozimi i Thaçit të merr mbështetjen e dy të tretave në Parlament”, thotë Toby Vogel për BBC, përfaqësues nga Qendra për Studime të Politika Evropiane.

Madje edhe shoqëritë civile të Kosovës dhe Serbisë kishin nisur një letër të përbashkët te Mogherini në mënyrë që ndryshimi i kufijve të mos jetë opsion, por letra deri më tani nuk është kthyer.

Pro këtij opsioni ka dalur edhe kryetari i Republikës Serbe në Bosnje, Milorad Dodik. Ai ka propozuar që Serbia ta merr Veriun e Mitrovicës.

Nëse kalon – kalon:

Kur po mbldhen të gjitha idetë për momentin, kundërshtarët e Vuçiqit dhe Thaçit janë kategoritë kundër kësaj ideje.

Tanja Mishçeviq, udhëheqëse e ekipit serb për bisedimet e pranimit të Serbië në BE, thotë për BBC-në se seri më tani nuk është diskutuar për mundësinë e ndryshimeve kufitare.

Ndarja do të thoshte për më tepër, anulim i të gjitha marrëveshjeve që janë arritur më herët. Duke përfshirë atë për tërheqjen e strukturave serbe, integrimin e komunave me shumicë serbe në sistemin e Kosovës, e madje edhe Asociacionin.

Ky i fundit dikur ishte prioritet i Beogradit, e tash është bërë  i pavlerë.

Me ndarje do të ishte gjithashtu fundi i dialogut në Bruksel. Pasi përcaktimi i kufijve mund të vendoet nga fuqitë e mëdha në një konferencë të ardhshme ndërkomnbëtare.

Por për momentin nuk ka indikacion se një gjë e tillë mund të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Mediat serbe ditëve të fundit ka njoftuar se Vuçiqi do të nisë një ofensivë diplomatike në shtator. Ai do të takohet me Putinin, zyrtarë të administratës së Trumpit, dhe gjithashtu do të jetë për vizitë në Kosovë.

Pavarësisht të gjithave dialogu do të vazhdojë në formatin e vjetër derisa të arihet një marrëveshje finale. E për këtë dy presidentët pritet të takohen në shtator në Bruksel. /Lajmi.net/