Oppo R9 Plus shfaqet në AnTuTu, njihuni me përformancat (FOTO)

Oppo është një kompani me bazë në Kinë e cila ka arritur të shesë 50 milionë smartfonë vitin e kaluar, një arritje që suprizoj shumë njerëz në industri.

Auto & Tek

11/03/2016 01:11

Si do që të jetë, Oppo është shumë i njohur në Azi, dhe këto shifra padyshim e dëshmojnë këtë fakt. Kjo kompani në fakt pritet të prezantoj smartphonet e tij të ri së shpejti, Oppo ka konfirmuar kohët e fundit se Oppo R7 dhe R7 Plus do të prezantohen në 17 mars, ndërkohë që të dy pajisjet janë certifikuar edhe nga TENAA së fundmi.

Çmimi i këtyre dy smartphoneve ka rrjedhur së fundmi dhe Oppo R9 Plus sapo është shfaqur gjithashtu në Antutu.

Sipas listimit në Antutu, pajisja do të vij me një ekran 1080p (1920 x 1080), dhe do të fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 652 64-bit octa-core, së bashku me një GPU Adreno 510. Telefoni do të do të jetë i pajisur me 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme, dhe Andriod 5.1.1 Lollipop do të vij i para-instaluar këtu, me ColorOS Oppo në krye të saj. Listimi në Antutu gjithashtu përmend se Oppo R9 Plus do të ketë dy sensorë 16-megapixel, një para dhe një mbrapa.

Oppo R9 do të jetë mjaft i ngjashëm me Oppo R9 Plus, por do të jetë disi më i vogël./lajmi.net

maxresdefault-5-500x281 Kelebihan-dan-Kekurangan-Oppo-R9-Plus-e1457158734296image_1457019277_Untitled-1