Oppo A77 me kamerën 16MP për selfie vjen së shpejti

Prodhuesi kinez i telefonave Oppo pritet të debutojë me një telefon të ri së shpejti. I njohur si Oppo A77, telefoni pritet të ketë procesorin MediaTek MT6750T dhe ekranin full HD prej 5.5 inçve.

Auto & Tek

13/05/2017 14:50

RAM memoria ka kapacitet prej 4GB përderisa hapësira ruajtëse vjen me 64GB. Pajisja sjell kamerën kryesore me 13MP dhe atë për selfie me plot 16MP. Pajisja ofron mundësi për dy kartela SIM dhe ka baterinë e kapacitetit prej 3,200 mAh.

Raportet e ndryshme sugjerojnë që telefoni do të lansohet rreth fundit të këtij muaji, dhe Tajvani do të jetë tregu i parë për produktin. Ende nuk dihet çmimi i Oppo A77.