Opozitës u vijnë byrekët në sallë

Disa nga deputetët e Opozitës po vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit të Kosovës, në kohën kur kryeparlamentari, Kadri Veseli, kërkoi pauzë, pas hedhjes së gazit lotsjellës.

Lajme

26/02/2016 15:58

Atyre tashmë u ka ardhur edhe ushqimi, byrekë, gjë që tregon se e kanë ndërmend të qëndrojnë shumë gjatë, raporton lajmi.net.

Ndërkohë,  Veseli u ka kërkuar shefave të grupeve parlamentare të takohen në sallën e kryesisë së Kuvendit./lajmi.net