Opozitarët marrin plotësisht nën kontroll qytetin Idlib në Siri

Ushtria "Fetih" e opozitës së Bashkuar e krijuar me qëllimin për të marrë nën kontroll qytetin Idlib në Siri, njoftoi se ka vendosur kontrollin e plotë të saj në qytetin Idlib i cili gjendet në veriperëndim të vendit raporton Anadolu Agency.

Bota

28/03/2015 20:11

Në një deklaratë nga ushtria “Fetih” theksohet se trupat e saj të vendosura në veriperëndim të vendit pas 5 ditësh sulmesh të ndërmara kundër forcave të regjimit në qendrën e qytetit Idlib arritën të marrin nën kontrollin e plotë atë.

Usame Ebu İbrahim, një nga komandantët në terren të ushtrisë “Fetih” në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se si pasojë e sulmeve që prej 5 ditësh të Trupave të bashkuara të opozitës ndaj ndërtesave dhe pikave ushtarake ku ishin vendosur forcat e Asadit ata kanë arritur të marrin në kontroll të plotë qytetin.

Ibrahim thekson se kanë larguar popullin në zona të sigurta për mbrojtjen e tyre nga sulmet ajore të regjimit ai tha se “Kemi nën kontroll muzeun e qytetit, qendrën e zbulimit ajror, terminalin e qytetit, burgun qendror të Idlib’it, ndërtesën e prefekturës, zyrën e portës së qytetit, zyrën e degës së krimeve dhe vandet e sigurisë që përdoreshin nga regjimi si baza ushtarake”.

“Forcat e Asadit, janë duke u larguar drejt kazermave në jug të qytetit”.

Ibrahim shprehet se “Forcat e Asadit, nuk mundën të rezistonin opozitarëve në konfliktet në qytet dhe që janë duke u larguar drejt kazermave në jug të qytetit” ai thekson më tej se kanë larguar civilët në zona më të sigurta për mbrojtjen e tyre nga sulmet ajore të regjimit.