Opozita thërret protestë gjithë-popullore më 9 janar

Partitë opozitare kanë marr vendim të organizojë edhe një protestë gjithë-popullore më 9 janar në Prishtinë.

Lajme

15/12/2015 14:35

Të indinjuar nga arrestimi i djeshëm i deputetëve në seancën e së hënë në Kuvend, liderët opozitarë, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, në një konferencë të përbashkët, kanë thënë se dy partitë në pushtet po tentojnë që përmes arrestimeve të fusin frikën në Opozitë.

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, mënyrën e vendimmarrjes së dy partive kryesore në pushtet, PDK-se dhe LDK-së e ka quajtur si të komitetit partiak në kohën e komunizmit në ish-Jugosllavi.

“Ata e kanë bërë Kuvedin komitet qendror. Ata dinë të bëjnë vetëm burgosje dhe shtypje, me objektivin që qytetarëve tua mbjellin frikën”, ka thënë Limaj, raporton lajmi.net.

Ndërsa, kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka njoftuar se të re partitë janë dakorduar për një protestë gjithë-pupullore që do të mbahet pas vitit të ri në Prishtinë.

Ai gjithashtu ka akuzuar partitë në pushtet, që sipas tij, treguan sërish egërsinë me arrestimin e deputetëve. Sipas tij, pushteti ka humbur legjitimitetin me veprimet e fundit.

Ndërsa, kreu u AAK-së, Ramush Haradinaj tha se vazhdojnë kundërshtimin  e marrëveshjeve deri në anulim./lajmi.net