Opozita thërret mbledhjen e Kuvendit, priten shkarkime në ndërmarrjet e Shpend Ahmetit

Duket se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk e ka ndërmend të thërras një mbledhje të rregullt të Kuvendit pa pasur një marrëveshje të qartë me Lëvizjen Vetëvendosje. Në mungesë të votave, Ahmeti po frikësohet që mund të përballët me ndonjë iniciativë të pakëndshme të opozitës në Kuvend. Por, opozita është bërë gati që të thërras vetë mbledhje.

Lajme

10/07/2018 17:14

Opozita në Kuvendin e Komunës së Prishtinës po e pret veç edhe pak ditë kryetarin Shpend Ahmeti që të thërras mbledhje të Kuvendit. Nëse Ahmeti nuk e bënë këtë brenda një afti të shkurtër kohorë, opozita, konkretisht Lidhja Demokratike e Kosovës është mobilizuar që të fillojë më mbledhjen e 17 nënshkrimeve dhe të thërras mbledhje të jashtëzakonshme.

Siç ka mësuar lajmi.net, ne këtë mbledhje pritët që të shkarkohen të gjithë Aksionarët e Ndërmarrjeve Publike.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në Asamblenë e Prishtinës, Halim Halimi ka thënë për lajmi.net se nëse kryetari Shpend Ahmeti nuk thërret seancë të rregullt në një afat të shkurtër kohore, atëherë këtë do ta bëjë opozita. Halimi ka thënë se në njërën prej pikave që do të diskutohej në Asamble do të ishte edhe problemi i Ndërmarrjet Publike, por nuk ka treguar nëse do të merrej iniciativë për shkarkimin e Aksionarëve.

“Nëse nuk thërret kryetari Ahmeti seancë për të diskutuar për problemet dhe disa çështje imdedjate, atëherë këtë do ta bëjmë ne. Nevojiten 17 vota për seancë dhe ato sigurohen brenda pakë orëve. Pra, po e presin veç edhe pak dhe do të fillojmë me mbledhjen e nënshkrimeve. E gjithë opozita po kërkon që të mbahet mbledhja e rregullt. Nëse thirrët seancë e jashtëzakonshme, ne si LDK, kemi menduar që të diskutohet në mënyrë urgjente për Ndërmarrjet Publike, ngase janë punët keq në pothuajse të gjitha”, tha Halimi.

Kryetari i Kuvendit të Prishtinës, Agim Kuleta ka thënë se do të pres deri sa të përgatitet bartja e buxhetit për tu futur në rend dite.

“Nga ekzekutivi jam njoftuar se duhet të pres deri sa të përgatitet bartja e buxhetit për tu futur në rend dite”, ka thënë Kuleta për lajmi.net.

Ndryshe, në mbledhjen e fundit që ishte mbajtur në Asamblenë e Prishtinës, me iniciativë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe me votat e PDK –LDK ishte shkarkuar një Aksionarë në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Si rezultat i neglizhencës së kryetarit të Prishtinës, Kuvendi komunal ka dështuar të zbatojë planin e vet të punës për vitin 2018, në të cilin është paraparë që Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH) 2018-2020 të shqyrtohet në mbledhjen e muajit qershor si dhe të bëhet rishikimi i buxhetit për vitin fiskal aktual. /Lajmi.net/