Opozita sot në aksion

Subjektet opozitare bashkë me qytetarë nga sot deri më 17 Shkurt do të zhvillojnë aksionin "Bjeri borisë, kundër Qeverisë".

Lajme

27/01/2016 08:00

Ky aksion sipas një postimi të Lëvizjes Vetëvendosje në facebook është për ta shprehur kundërshtinë kundër kësaj qeverie.

Takimi me gazetarë bëhet përballë hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ora 14:00

“N’qytet ka plot rrugë. N’ato rrugë ka plot vetura. N’ato vetura është nga një shofer, por edhe udhëtarë të tjerë, që të gjithë i bashkon pakënaqësia me një pushtet që copëton e defunksionalizon një shtet. Ti je njeri nga ta! Shprehe kundërshtinë tënde ndaj kësaj qeverie, duke i rënë BORISË kundër saj. BJERI BORISË KUNDËR QEVERISË! Ky aktivitet do të fillojë të organizohet nga dita e mërkurë (27 janar 2016) dhe do të vazhdojë deri më 17 Shkurt në ditën e protestës gjithëpopullore”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.