Opozita serbe: Vuçiq do t’i vjedh votat në Kosovë, siç bëri Millosheviqi

Lëvizja ‘Mjaft më’ dhe grupi parlamentar ‘Serbia e re’ kanë reaguar ashpër ndaj udhëzimit për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

Lajme

23/03/2017 15:34

Kjo lëvizje ka thënë se kryeministri aktual dhe kandidati presidencial i koalicionit qeverisës, Aleksandar Vuçiq është duke planifikuar që me votat e serbëve të Kosovës, të fitoj në raundin e parë, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Mjaft më’, Vuçiq është duke përdorur ‘metodën e vjetër të Millosheviqit duke siguruar vota fiktive nga Kosova’.

Komisioni Zgjedhor miratoi mbrëmë dy orë pas mesnate Udhëzimet për zbatimin e votimit në zgjedhjet për presidentin e Serbisë që pritet të mbahen më 2 prill në Kosovë, gjë për të cilën është vlerësuar se pa mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) nuk mund të kryhet në mënyrë të sigurt.

“Udhëzimet parashikojnë se pas mbylljes së votimit kutitë me fletëvotime të transportohen nga krahinat jugore dhe numërimi i votave përcakton rezultatet e zgjedhjeve në Vranjë dhe Rashkë. Kjo po ndodhë si në zgjedhjet e mëparshme”, ka thënë kjo Lëvizje.

Edhe partitë tjera opozitare serbe mendojnë të njëjtën gjë si kjo Lëvizje ndërsa thonë se në Kosovë Vuçiq do të vjedh vota dhe do ndryshoj rezultatin e zgjedhjeve. /Lajmi.net/