Opozita ruse paralajmëron protestë në ditëlindjen e Putinit

Kremlini ka paralajmëruar mbështetësit e liderit të burgosur opozitar, Aleksei Navalny, që të mos mbajnë protesta pa lejen e autoriteteve, duke thënë se shkeljet do të ndiqen penalisht.

Bota

03/10/2017 18:51

 

“Thirrjet publike për protesta dhe takime janë të paligjshme, prandaj organizatorët e tubimeve të tilla do të ndiqen penalisht”, ka thënë zëdhënësi i presidentit, Dmitry Peskov.

Paralajmërimi ka ardhur pasi mbështetësit e Navalnyt, i cili do të dalë në garën për zgjedhjet presidenciale në Mars, kanë bërë thirrje për protestë mbarëkombëtare me 7 tetor, në ditëlindjen e 65-të të Putinit.

Navalny është kritik i zëshëm i Presidentit, Vladimir Putin, i cili është në pushtet si kryeministër apo president i vendit që nga viti 1999.