Opozita “relaksohet” në kolltukët e hollit të Kuvendit

Deputetët e partive opozitare nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli që të shkojnë në zyrën 301.

Lajme

23/10/2015 18:09

Ata po rrinë rehat në kolltukët e gjelbër që gjenden në hollin e Kuvendit duke u relaksuar me telefona.

Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe deputetë tjerë të opozitës janë duke qëndruar pa e prishë fare rehatinë e tyre pasi që seanca është ndërprerë.

Ishte kolegia e tyre deputetja Donika Kadaj-Bujupi ajo që e hodhi gazin në sallën ku pritej të fillojë seanca.