Opozita nuk voton sërish, Kuvendi përsëri në pauzë

Deputetët e opozitës nuk po marrin pjesë në votime. Në rend dite janë amandamenet e Ligjit për Ndërtimet pa Leje.

Lajme

19/07/2018 12:04

Pasi deputetët nuk votonin kryeparlamentari, Kadri Veseli dërgoi përsëri seancën në pauzë.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se as pozita nuk do të marrë pjesë në asnjë seancë, e as në atë për dialogun, raporton lajmi.net.

“Në disa seanca veçanërisht në javët e fundit opozita nuk merr pjesë në votim, nuk merr pjesë në detyrën e vetë. Por një situatë të tillë nuk ka kuptim i asnjë seance tjetër. U dakorduam edhe për mocioni që e propozi grupi i PSD-së. Pra që pasi të kryhen votimet të shkojmë në seancë  e radhës dhe të fillojmë me diskutu për dialogun. Por në një sitautët të tillë ne nuk mund të marrim pjesë në atë séance”, tha Krasniqi, raporton lajmi.net.

Ai akuzoi LDK-në që nuk po merr pjesë në votimin e ligjeve të rëndësishme.

“Nëse LDK se voton që ndërmarrjet e Kosovës me marrë pjesë në programet e BE-së nuk është as politikë. Është punë e tyre”, përfundoi Memli Krasniqi. /Lajmi.net/