Opozita nuk e përkrah buxhetin e vitit 2019 – Lajmi.net
Opozita nuk e përkrah buxhetin e vitit 2019
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 13:17, 6 December 2018
Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet debat mes pozitës dhe opozitës për buxhetin e vitit 2019.

LDK dhe Vetëvendosje dhe PSD deri më tani kanë dalur kundër këtij projekt-buxheti, duke përmendur mangësitë që sipas tyre janë evidentuar aty, raporton lajmi.net.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm është buxhet i shpenzimit qeveritar dhe jo i zhvillimit ekonomik.

“Buxheti i vitit 2019 është i shpenzimit qeveritar e jo zhvillimit ekonomik. Ky buxhet do të gërryejë edhe fondin e privatizimit.  Konstatimet për rritje në sektorin publik dhe privat nuk janë të vërteta”, ka thënë ai.

Kurti po ashtu ka thënë se rritja e remitancave dëshmon se Kosova është e varur përsëri nga investimet e diasporës.

“Importi është duke u rritur në një nivel shumë të madh. E vetmja variabël që ndikohet pozitivisht është pasuria e zyrtarëve qeveritarë dhe e biznismenëve qeveritarë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se mungesa e investimeve kapitale në Trepçë do t’i rrisë apetitet e Serbisë për veriun.

Kurti po ashtu ka kritikuar faktin që sipas tij në këtë buxhet përfshihet shumë dy herë më e madhe për Qeverinë se sa për Agjencinë Kosovare të Intelegjencës.

E shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se ky projekt buxhet është i njëjti me atë të viteve të kaluara.

Ai po ashtu ka thënë se problem tjetër është edhe deficiti tregtar, dhe fakti se për nëntë muaj u importuan më shumë se 2.6 miliardë euro.

Sejdiu ka thënë se duhet të ketë politika dhe numra që të zvogëlohet defiçiti tregtar.

Ndërkaq, kundër këtij buxheti ka dalë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lexo edhe:

LDK nuk e përkrah buxhetin për vitin 2019

Deputeti i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, ka thënë se buxheti për këtë vit ka rritje enorme për skemat sociale.

Ndërkohë, ka kritikuar faktin që nuk ka plan investimesh 3 vjeçare për Ushtrinë e Kosovës.

E pro këtij buxheti ka dalur Partia Demokratike e Kosovës.

Lexo edhe:

Buxheti i vitit 2019, 300 milionë euro të ndara për sektorin e arsimit

Ministri i Financave ka thënë se buxheti në fjalë për herë të parë përfshinë rritje me mbi 200 milionë euro për sektorin e sundimit të ligjit.

Ai po ashtu ka thënë se investime shtesë do të ketë edhe ne sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, ndërkaq që ka bërë të ditur se rritja do të jetë rreth 4.7 për qind. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO