Opozita nuk e përkrah buxhetin e vitit 2018

Lëvizja Vetëvendosje do të votojë kundër Projektligjit për Buxhetin për vitin 2018, tha para deputetëve, kryetari i kësaj partie Visar Ymeri.

Lajme

05/12/2017 13:39

Sipas tij, draft-buxheti për vitin e ardhshëm nuk ka asnjë ndryshim ndaj atij paraprak.

“Lëvizja Vetëvendosje është kundër këtij buxhetimi dhe kundër këtij projeksioni. Prandaj do ta votojmë këtë buxhet kundër sepse nuk mendojmë se ky buxhet do t’i sjellë ndonjë të mirë Kosovës.

“Draft-buxheti fatkeqësisht nuk ka ndryshim me vitin paraprak. Edhe në vitin paraprak flitej për rritje ekonomike dhe në atë kohë flitej për buxhetin 2 miliard siç duket edhe ky buxhet do të ketë fatin e njëjtë me atë paraprak”.

“Nëse e shohim projeksionin e të hyrave buxhetore vërejmë se rritja është e vlerës së shtuar  nga doganat edhe kjo qeveri nuk sheh rritje të prodhimit vendor. Edhe më e këtë do të vazhdojmë të eksportojmë paratë e gatshme që na i sjell mërgata. Ky vit duhet të shënohet si viti kur ky sistem i korruptuar i rrënoj sektorët publik”, ka thënë Ymeri.

Edhe LDK ka bërë të ditur se nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2018.

“Ne do të votojmë kundër buxhetit për vitin 2018, ky buxhet është i luksit, është i zëvendësministrave, nuk është buxhet i shëndetësisë, arsimit”, ka thënë deputeti Abdixhiku në Kuvend./Lajmi.net/