Opozita nuk e konteston Hashim Thaçin president

Përfaqësuesit e partive opozitare menjëherë pas votimit të Hashim Thaçit president kanë mbajtur një konferencë për media.

Lajme

26/02/2016 21:21

Me këtë rast, përfaqësuesit e VV-së, AAK dhe NISMA nuk e kanë kontestuar votimin e Thaçit.

Megjithëkëtë, ata kanë potencuar se zgjedhja e tij nuk do t’i ndihmojë daljes nga kriza, që sipas tyre gjendet Kosova.

Visar Ymeri, lideri i VV-së ka thënë se opozita do të vazhdojë kundërshtimin e ndaj Qeverisë së Kosovës, derisa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar se do të vazhdojnë betejën për të kërkuar zgjedhje të reja.

Të tre liderët në asnjë moment nuk kontestuar zgjedhjen e Thaçit president, po ashtu nuk kanë treguar nëse do të ndërmarrin masa ligjore për të kundërshtuar zgjedhjen e tij./ Lajmi.net