Opozita nuk e dënon vendimin e Serbisë për gjykimin e ish-ushtarëve të UÇK-së

Deputetet e opozitës nuk kanë lejuar që të lexohet një deklaratë, përmes së cilës dënohet vendimi i gjykatës së Serbisë, për të dënuar ish-ushtarët e UÇK-së.

Lajme

19/02/2016 11:34

 

Sapo kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar që të lexoi deklaratën, deputetet e opozitës kanë hedhur gazin lotsjellës, transmeton lajmi.net.

Me këtë dëshmohet që opozita, edhe kur janë në pyetje interesat nacionale, siç ishte dënimi, përmes një deklarate politike kundër gjyqit të Serbisë, opozita nuk është në gjendje që të bashkëpunojë.

Madje, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, shfrytëzoj tre minutat e parë, për të kritikuar Qeverinë, derisa nuk morën pjesë fare në votimin e deklaratës. /lajmi.net