Opozita nis bojkotin, çfarë deklaroi Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura

Deputetët e Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare këtë javë.

Lajme

23/04/2018 21:22

Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të hënën në mbrëmje.

Mësohet se kryetari Basha ka deklaruar që fokusi i kësaj jave do të jetë tek mobilizimi i qytetarëve për problematikat në bashki dhe denoncimi i korrupsionit të qeverisë.

Po ashtu, Basha ka porositur që përqendrimi të jetë tek tenderët në duart e disa oligarkëve, gjendjen në shëndetësi dhe inceneratorët.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë para deputetëve se kemi arsye të protestojmë për të burgosurit politik të Kukësit dhe të mbajmë lart sensin e protestës./t.ch