Opozita në Hungari me masa te reja kundër kryeministrit Orban

Ligjvënësit opozitar në Hungari premtuan se do të ndërmarrin masa ligjore dhe parlamentare në përpjekje për të penguar kryeministrin Viktor Orban përderisa protestat për një ligj të ri të punës, u zvogëluan për nga pjesmarrja.

Bota

19/12/2018 15:02

Rreth 200 persona u mblodhën jashtë ndërtesës së parlamentit në Budapest më 18 dhjetor, përderisa një ditë më parë mijëra protestues u përballen me policinë jashtë selisë së transmetuesit shtetëror.

Fokusi kryesor i protestave ka qenë një ligj i sapo miratuar që ndryshon në mënyrë drastike rregullat e punës shtetërore. Grupet e opozitës e kanë quajtur atë një “ligj skllavërues”.

“Ne po planifikojmë veprime të mosbindjes civile, bllokim të rrugëve dhe së bashku me sindikatat, demonstrata të mëtejshme”, u tha gazetarëve, Timea Szabo, një ligjvënëse opozitare.

Aleatët e Orbanit i kanë denoncuar protestat si një ndërmarrje e grupeve liberale të financuara nga financuesi hungarez-amerikan, George Soros. Organizata e shoqërisë civile “Soros” ka hedhur poshtë këto pretendime.

Soros është vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur nga qeveria e Orbanit.