Opozita kërkon shkarkimin e Hajredin Kuçit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës që të shkarkojë ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Lajme

21/05/2015 16:55

Sipas këtyre tri partive opozitare, ministri Kuçi nuk i ka kryer detyrat për çka është thirrur.

Donika Kadaj-Bujupi në emër të këtyre tri subjekteve ka përmendur disa argumente për, siç tha ajo, skandalet që kanë ndodhur në sistemin e drejtësisë, duke shtuar se ministri Kuçi ka qenë heshtur karshi shpërfilljeve të shumta ligjore. /Kosovapress/