Opozita i bindet presionit ndërkombëtar – tash kthehet për të votuar

Partitë opozitare, LDK, VV dhe PSD i janë bindur presionit të zyrtarëve evropianë për të ndërprerë bojkotin parlamentar për votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Lajme

19/09/2018 11:40

Deputetët opozitarë prej disa muajsh nuk kishin votuar këto marrëveshje, duke ia rrezikuar dhjetëra miliona euro donacione Kosovës.

Ndryshimi i shpejt i qëndrimit të deputetëve opozitarë ka ardhur pas takimeve të fundit mes kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli me zyrtarët e lartë evropinë.

Burime brenda Kuvendit të Kosovës, bëjnë të ditur se Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, para dy ditësh gjatë takimeve që ka pasur me eurodeputetin Tonino Picula dhe me shefen e BE-së Natalyia Apostolova u ka treguar atyre arsyen e mos votimit prej disa muajsh të disa marrëveshjeve ndërkombëtare që janë me interes për qytetarët e Kosovës, e për të cilat nevojiten 80 vota të deputetëve.

Në këto takime, zyrtarët evropianë janë njoftuar për mosvotimin e deputetëve opozitarë për këto marrëveshje të cilat i mundësojnë Kosovës marrjen e dhjetëra miliona euro donacione për projekte të ndryshme për qytetarët.

Vetëm dy ditë pas këtyre takimeve me zyrtarët e lartë evropianë, partitë opozitare janë bërë bashk dhe kanë konfirmuar se do të kthehen në Kuvend për të votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. /Lajmi.net/