Opozita flet për Demarkacionin

Dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma, sot do të flasin sot për Demarkacionin me Malin e Zi.

Lajme

10/08/2016 09:06

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se liderët e këtyre partive, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, do të mbajnë një konferencë për media.

Në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet në orën 12:00, ndërsa temë kryesore do të jetë qëndrimi i këtyre partive rreth ratifikimit të Demarkacionit.

Përveç këtyre dy partive, konferencë do të mbajë edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.