Opozita e painteresuar që t’i bashkohet ekipit negociator të qeverisë

Qeveria e Kosovës ka propozuar ekip negoaciator për bisedimet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

04/09/2018 14:53

Ishte pikërisht kryeminsitri Haradinaj i cili gjatë ditës së djeshme ftoi opozitën, mirëpo edhe shoqërinë civile që t’i bashkohen këtij ekipi, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, nga këto parti nuk po shihet ndonjë interes i madh për t’u bashkuar me këtë ekip.

Zëdhënësi i PSD-së, Shkodran Hoti, ka thënë se kjo parti i ka bërë të qartë qëndrimet e saj lidhur me këtë çështje, e ku thuhet se ky ekip sipas tyre nuk ka asnjë kuptim tjetër përveç ndërhyrjes në një process vendimmarjeje që është përgjegjësi e Kuvendit të Kosovës.

E nga Vetëvendosje po thuhet se përfaqësimi në këtë grup varet nga një sër çështjes.

Deputeti i këtij subjekti, Ismajl Kurteshi, ka thënë sot për lajmi.net se këto projekte të shpejta siç i quan ai, mund të jenë problematike.

Ai shton se Vetëvendosja nuk ka ende ndonjë qëndrim zyrtar për përfaqësim ose jo në këtë ekip.

“Nuk kemi marrë ndonjë qëndrim deri më tash, kështu nuk kemi ndonjë pozicionim zyrtar. Këto projekte të shpejta dhe pa konsultime me opozitën në fazën e formimit të këtyre ekipeve, vërtetë janë problematike. Por natyrisht, që aty ka elemente të tjera, se cili do të jetë roli, çka do të bisedohet, presidenti a do ta respekton të mos bisdeojë për çështje të territoreve, dhe gjithsesi se ka shumë gjëra prej të cilave varet se a do të jetë edhe Vetëvendosja pjesë e këtij ekipi negociator”, ka thënë Kurteshi për lajmi.net.

Ndërkaq shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook më herët është shprehur se ky ekip negociator nuk e përfaqëson vullnetin e shumicës së popullit të Kosovës.

“Ekipi negociator, që nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së qytetarëve shumicë të Kosovës, do të përligj në emër të Qeverisë marrëveshjet e fshehta të z.Thaçi me Serbinë”, ishte shprehur Hoti përmes këtij postimi.

Ndryshe, Haradinaj ka propozuar për kryesues të dialogut zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, zëvendëskryesues, zëvendëskryeministrin tjetër Enver Hoxhaj, ndërsa anëtarë të delegacionit janë propozuar ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, ministri i Diasporës Dardan Gashi si dhe kryesuesin e deritashëm të dialogut Avni Arifi./E.D./Lajmi.net/