Opozita e aktroi përçarjen

Analisti politik Nexhmedin Spahiu nuk mendon se tri partitë opozitare janë përçarë pas shkuarjes së liderit të AAK-së në tryezë me liderët e pozitës tek presidentja.

Lajme

11/02/2016 07:44

Ai ka thënë se në këtë rast ndoshta më tepër opozita ka aktuar përçarjen në mënyrë që të testohen reagimet dhe të shihen zërat kundërshtarë.

“Për mendimin tim, nuk ka ndonjë përçarje. Deklaratat, sa i përket shkuarjes së z.Haradinaj në takim, nuk i konsideroj se janë një shenjë plasaritje”, ka thënë Spahiu në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai e ka vlerësuar pozitivisht iniciativën e pushtetit dhe të opozitës për t’u takuar dhe për të bashkëbisdeduar me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Sipas tij, këto takime përveçse janë një përpjekje për ta tejkaluar krizën politike janë edhe një betejë për t’i përshkuar jopartiakët. /Epoka e re